Kalo te përmbajtja Rezervo një takim

Garderobat

Dizajni, kreativiteti dhe funksionaliteti janë elementët dallues të garderobave Febal Casa. Çdo model ofron zgjidhje të personalizuara me aksesorë të brendshëm dhe dyer të përshtatshme.

Aspekte të koleksionit

Garderobat me dyer të hapura

Garderobat me dyer të hapura janë zgjedhja klasike që sjell elegancë dhe akses të menjëhershëm në çdo dhomë gjumi. Sistemet tona ofrojnë profile vertikale të integruara me dorezat, finitura me efekt lëkure ose dru natyral, ndërsa çdo derë mund të personalizohet me sipërfaqe mat ose me llak me shkëlqim. Brendësia e garderobës projektohet me ndarje modulare, sirtarë, varëse dhe ndriçim LED, duke e bërë organizimin dhe përgatitjen e përditshme sa më të rehatshme dhe funksionale.

Dyer rrëshqitëse

Sistemi me dyer rrëshqitëse është zgjidhja ideale për dhoma me hapësira të kufizuara, duke ofruar funksionalitet maksimal pa kompromis në stil. Dyert lëvizin qetësisht mbi shina alumini me cilësi të lartë, duke ju lejuar të aksesoni garderobën pa pasur nevojë për hapësirë shtesë për hapje. Dizajni minimalist dhe profilet elegante e integrojnë garderobën në mënyrë harmonike me ambientin, duke krijuar efektin e një muri të pastër dhe modern, ndërsa brendësia mbetet plotësisht e personalizueshme sipas nevojave tuaja.

Kabinat Walk-In

Kabinat Walk-In përfaqësojnë nivelin më të lartë të organizimit dhe elegancës në dhomën e gjumit. Sistemet modulare si Telaio, Lapis dhe Hype përshtaten në mënyrë perfekte me dimensionet e ambientit tuaj, duke krijuar hapësira të personalizuara sipas nevojave dhe stilit tuaj të jetesës. Organizimi i brendshëm mund të përfshijë rafte për këpucë, varëse të ndara për veshje, sirtarë me ndriçim LED dhe zona të dedikuara për aksesorë, stoli apo ora dore. Çdo element është modular dhe i rikonfigurueshem, duke ju ofruar fleksibilitet maksimal dhe një përvojë të vërtetë luksi në përditëshmëri.

Garderobat me dyer palosëse

Garderobat me dyer palosëse janë zgjidhja ideale për ata që kërkojnë funksionalitet maksimal dhe akses të plotë në çdo pjesë të garderobës. Dyert ndahen në panele që palosen mbi njëra-tjetrën, duke ju lejuar të hapni gjërësisht garderobën pa zënë hapësirë të tepert në dhomë. Sistemi Barret i Febal Casa kombinon mekanizma të avancuar me lëvizje të qetë dhe të heshtur, së bashku me profile alumini me cilësi të lartë, të projektuara për qëndrueshmëri dhe performancë afatgjatë. Rezultati është një zgjidhje elegante, praktike dhe moderne për organizimin e përditshmë të hapësirës suaj.

Personalizim sipas nevojave tuaja

Çdo garderobë Febal Casa projektohet sipas përmasave dhe nevojave specifike të hapësirës suaj. Ju mund të zgjidhni dimensione, materiale dhe finitura të ndryshme, duke përfshirë dru, qelq, efekt lëkure apo sipërfaqe të llakuara, si edhe doreza të integruara me dizajn minimalist ose modele me karakter më të theksuar estetik. Ekipi ynë i Interior Designer-ëve ju asiston në krijimin e konfigurimit ideal të brendshëm, duke përshtatur ndarjet, sirtarët dhe aksesorët sipas garderobës suaj dhe stilit të përditshëm të jetesës.

Garderobat
nga Febal Casa

Dizajni, kreativiteti dhe funksionaliteti janë elementët dallues të garderobave Febal Casa. Çdo model ofron zgjidhje të personalizuara me aksesorë të brendshëm dhe dyer të përshtatshme.

Rezervo një takim

Vizitoni showroom-in tonë në Tiranë

Rezervo një takim falas dhe ekipi ynë do t’ju ndihmojë të projektoni shtëpinë tuaj me cilësinë italiane Febal Casa.

Rezervo një takim

Konsulencë e dedikuar

Arredatorët tanë në Tiranë projektojnë garderobën tuaj me ekspertizë italiane.

Kontakto ekipin

Showroom Tiranë

Vizitoni hapësirën tonë në Kompleksi Delijorgji dhe prekni materialet me dorë.

Vizito showroom-in