Bashkëpunëtor Agjent Shitje
Febal Casa Albania mirëpret partnerë të rinj në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse dispononi një showroom ose hapësirë shitjeje për mobilje premium dhe dëshironi të përfaqësoni një markë italiane me traditë dhe prestigj si Febal Casa, ju ftojmë të kontaktoni ekipin tonë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.
Çfarë ofrojmë:
- Marrëveshje ekskluzive sipas zonës gjeografike
- Mbështetje teknike dhe marketing nga ekipi italian
- Trajnim për showroom dhe shitje me shërbim të specializuar
- Margjina të garantuara dhe çmime promovuese
Plotëso formularin e mëposhtëm ose na kontakto direkt, flasim brenda 48 orëve.