Rreth nesh
Dizajn, komoditet dhe kujdes ndaj detajeve
Historia jonë
Një traditë italiane që nga viti 1959
1959
Themelimi i kompanisë
1960
Marka projekton kuzhinën amerikane me elemente të montimit modular
1973
Marka transformohet në shoqëri aksionare
1990
Fillimi i mbështetjes për iniciativa të lidhura me kulturën, artin dhe sportin
1995–2017
Bashkëpunim me Arkitektin Alfredo Zengiaro, Dizajnerin Dario Poles, Studio Ferriani, Arkitektin Matteo Thun dhe Arkitektin Fabrizio Giugiaro
2009
Marka bëhet pjesë e Colombini Group dhe merr emrin Febal Casa
2019
Febal Casa feston 60-vjetorin e themelimit
2020
Art Direction nga Paolo Colombo
2022
Koleksioni kapsulë LIBESKIND022 në bashkëpunim me Archistar-in Daniel Libeskind
2022
Bashkëpunim me Dizajnerin Andrea Federici për projekte kuzhine
2023
Më shumë se 200 dyqane monomarka në të gjithë botën
Marka
Stili italian për të gjithë shtëpinë
Besojmë se stili italian shprehet në mënyrën më të mirë kur takohet me cilësinë, dizajnin dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’i garantuar çdo klienti idealin e tij për mjedisin e shtëpisë.
Forca jonë qëndron në zhvillimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj shtëpisë: një program mobilimi të plotë që na bën unikë në treg dhe që garanton një ofertë shumë të personalizueshme, falë gamës së gjerë të produkteve, materialeve dhe finiturave të koordinuara për të gjitha ambientet.
Falë koleksioneve tona, çdo klient mund të realizojë shtëpinë e ëndrrave duke u mbështetur tek një partner i vetëm referimi dhe tek një markë e njohur ndërkombëtarisht, me një rrjet shitjesh gjithnjë në rritje.
Jemi marka e vetme në treg që mobilon të gjithë shtëpinë.
Febal Casa është një markë e Colombini Group.
www.colombinigroup.comKonsulencë e dedikuar
Arredoni shtëpinë tuaj me ne.
Rezervoni një konsultë falas dhe ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të projektoni hapësirën tuaj ideale, duke sjellë në shtëpinë tuaj stilin, funksionalitetin dhe cilësinë italiane të Febal Casa.
Rezervo një takim